Nga Dragashi, ambasadori britanik uron Ditën e Goranëve

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar komunitetit goran në ditën ndërkombëtare të tyre.
Në një postim në Facebook, ai ka bërë të ditur se sot ishte në Dragash dhe Restelicë.
“Gëzuar Ditën e Goranëve! Pata një ditë fantastike në Dragash dhe Restelicë duke mësuar rreth komunitetit goran të Kosovës”.
“Faleminderit Adem Hoxha që na tregove këtë rajon të bukur dhe traditat e tij lokale”, ka thënë Hargreaves.