Nga Drenica, te Dinamo, skuadra kosovare humbet njërin nga lojtarët më të mirë të huaj

Mesfushori brazilian i Drenicës, Denisson Silva, pritet të jetë afrimi i radhës i Dinamos për skuadrën e Bledi Shkëmbit.
Bëhet fjalë për një prej lojtarëve më të mirë në kampionatin kosovar gjatë vitit 2021, teksa ka shkëlqyer me skuadrën e Drenicës në Superligën vendëse.
Madje, ai ka qenë për një periudhë të shkurtër edhe nën urdhrat e trajnerit Bledar Devolli, i cili drejtoi Drenicën në vitin e kaluar dhe tashmë është krahu i djathtë i Shkëmbit te blutë e kryeqytetit.
Denison ka shpërthyer në pjesën e parë të këtij sezoni me disa gola spektakolarë.
