75 Mall Live Search
14:25 / E Premte, 27 Gusht 2021 / kutia

Nga duart e Canës, hidhet shorti i Conference League, finalja do të luhet në Tiranë

Tashmë janë bërë të ditura të gjitha grupet në kompeticionin më të ri të futbollit evropian, Uefa Conference League pas tërheqjes së shortit nga ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana.

Në këtë kompeticion do të marrin pjesë emra të mdhenjë ekipesh si Tottenham, Roma, Basel e Feyenoord.

“Grupi i Vdekjes” konsiderohet grupi G, ku ekipi i Tottenham do të përballet me Vitessen, Rennes dhe Mura.

Ndërsa, grup më të lehtë pritet ta ketë Roma, ku përballë vetës do të ketë ekipin e CSKA-Sofia, Bodo/Glimt dhe Zorya Luahnsk.

Kujtojmë se finalja e madhe e këtij kompeticioni do të luhet me 25 maj 2022 në “Air Albania Stadium” në Tiranë, ku “Ambasador i Finales” do të jetë Lorik Cana.