75 Mall Live Search
14:49 / E Hënë, 10 Prill 2023 / kutia

Nga Dubai në Zanzibar, Enca ndërron destinacionin e pushimeve, duket ”zjarr”

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, gjatë këtyre ditëve duket se po kalon një kohë jo-produktive, jashtë angazhimeve të zakonshme.

Ajo ka qenë prej disa ditësh në Emiratet e Bashkuara Arabe, gjegjësisht në Dubai, të cilin njëherësh e ka quajtur ‘shtëpinë e dytë’.

Pas disa ditëve qëndrimi atje, bukuroshja ka bërë të ditur se ka ndërruar destinacion.

E njëjta tani po shijon një periudhë të mirë në Zanzibar të Tanzanisë, një vend ky i preferuar për një pjesë të madhe të showbizit shqiptar.

“Cila është fotografia juaj e preferuar?”, ka shkruar Haxhia pasi postoi poza të ndryshme.