75 Mall Live Search
08:33 / E Mërkurë, 04 Tetor 2023 / A. M.

Nga e enjtja, fillon fushata për informim për liberalizim të vizave

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nga e enjtja do të hapet fushata për informimin e qytetarëve për liberalizimin e vizave.

“Aktiviteti i parë do mbahet në Prishtinë për të vijuar më tej në krejt Kosovën”.

“Ju ftojmë të na bashkoheni në këtë ngjarje e të informoheni së afërmi mbi lëvizjen e lirë pa viza që do nisë nga 1 janari”, thuhet në njoftimin e Qeverisë në Facebook.