17:16 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nga e hëna, lajm i mirë për të gjithë banorët e kësaj lagje të Prishtinës!

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e lagjes “Mbi Xhaminë” apo të njohur ndryshe si te  ‘Rruga e Bledit’ në kryeqytet.

Ahmeti me këtë rast ka thënë se ashtu siç ishte premtuar, banorët e kësaj lagje nga e hëna do të kenë ujë 24 orë (me shtypje), shkruan Indeksonline.

Njoftimi i plotë i Ahmetit:

Ashtu siç kemi premtuar, prej të hënës në pjesën e njohur si Rr. Bledit, “lagja mbi xhaminë”, do të ketë ujë 24 orë (me shtypje)

Në bashkëpunim me Ujësjellësin kemi investuar në instalimin e pompave të ujit./Indeksonline/