18:34 / E Shtunë, 24 Korrik 2021 / OSH

Nga e hëna rikthehet vapa afrikane në Kosovë, temperaturat mbi 35 gradë

Në ditët e ardhshme pritet të ketë ngritje të temperaturave maksimale edhe mbi 35C.

Sipas Weather Prishtina, krahas ngritjes së temperaturave, mundësi për rrebeshe të shkurta shiu priten edhe ditën e hënë, kryesisht përreth viseve malore.

“Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë vlerave të pranueshme, e me depërtimin e vapës afrikane, mbi rajon do të shtrihen edhe koncentrime të pluhurit saharian, që mund të rrisin vlerat e indeksit edhe në mesatare, e po ashtu edhe koncentrimet e ozonit sipërfaqësor mund të shënojnë rritje që shtynë indeksin në vlera mesatare”, thuhet në njoftim.

Indeksi i rrezeve UV, në këto ditë me intervale më të gjata me diell, mbetet kryesisht në vlera të larta, por edhe shumë të larta. E në këto raste preferohet t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri 19C, e maksimalet shënojnë rritje, nga mesi i javës edhe deri në 35C, vende-vende edhe mbi.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi 2-9m/s, të mërkurën me hove edhe deri në 13m/s.

Shtypja atmosferike luhatet brenda vlerave normale, me tendencë të rritjes deri ditën e martë