09:43 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Nga e marta reshje bore në Kosovë

Dimri i vërtetë po vjen.

Nga e marta e javës së ardshme, do të ketë reshje bore në vendin tonë.

Mot pa reshje dhe relativisht i ngrohtë, do të jetë vetëm edhe të hënën. Nga e marta parashihet të ketë reshje bore. Kjo deri në ditën e fundit të javës që vjen.

Edhe e mërkura, e enjtja dhe e premtja, do të jenë njësoj. Reshje bore ka edhe në vikend.

Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet -7 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë parashihen të lëvizin ndërmjet 3-11 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-10 m/s.