75 Mall Live Search
15:05 / E Diele, 20 Dhjetor 2020 / Blerim

Nga epiqendra e COVID-19, Wuhan kthehet në ‘epiqendrën’ e festave

Një vit më parë, Wuhan ishte epiqendra e pandemisë globale COVID-19, ndërsa sot është kthyer në ‘epiqendrën’ e fastave.

Klubet e natës, baret e restorantet e qytetit që dikur ishte bosh, sot festojnë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Ringjallja e Wuhan-it, është ajo që shumë shtete të botës dëshirojnë, pasi SHBA-të dhe Europa, janë ‘pushtuar’ nga COVID-19.

Qyteti prej nga doli virusi, filloi një bllokim total nga 23 janari deri më 8 prill pas shpërthimit të parë dhe nuk ka raportuar një rast të ri të COVID-19 që nga fillimi i majit.

Më parë këtë muaj, qyteti madje nisi një video promovuese për të tërhequr turistë.