75 Mall Live Search
13:38 / E Martë, 03 Nëntor 2020 / OSH

Nga Gjermania, kryediplomatja kosovare jep një deklaratë të rëndësishme: Tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën terroristëve, janë nga Kosova

Në një konferencë të përbashkët me ministrin e punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, kryediplomatja kosovare nga Berlini ka dhënë një deklaratë të rëndësishme.

Ajo ka thënë se tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën sulmeve të mbrëmshme ishin shqipëtarë, shtetas të Kosovës.

“Kosova dënon njëzëri sulmet e natës së shkuar në Vienë.
Nuk do të jap komente mbi burime të pakonfirmuara por do të doja të nenvijëzoja disa fakte të rëndësishme mbi atë çfarë ka ndodhur dje.

Tre prej efektivëve të policisë që iu përgjigjën sulmeve të mbrëmshme ishin shqipëtarë, shtetas të Kosovës, të cilët jetojnë të mirëintegruar në Vienë dhe punojnë e luftojnë krahas qytetarëve austriakë për të mbrojtur vlerat dhe qëllimet që ne ndajmë me popullin austriak.

Le të reflektojmë mbi këtë deshmi të mirë integrimit të qytetarëve tanë dhe faktit se Kosova qëndron përkrah aleatëve tanë në luftën kundër ISIS dhe terrorizmit” ka thënë Haradinaj-Stublla në konferencë./Indeksonline/