75 Mall Live Search
19:08 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Nga hoteli, në stërvitje, Ranieri plakushi i palodhur

Claudio Ranieri ka udhëtuar sot nga Anglia për Itali ku është pajtuar me Romën për të drejtuar skuadrën e kryeqytetit deri në fund të edicionit.

Zyrtarizimi ka ndodhur sot në orët e pasditës, ndërkaq 67 vjeçari ka shkuar në stërvitje, ka veshur atletetet dhe i është përveshur punës.

Në Trigoria, Ranieri u njoftua me skuadrën dhe filloi menjëherë stërvitjet. Debutimin me Romën do ta ketë në “Olimpico” ndaj Empolit./Indeksonline/