11:35 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / AR

Nga Iliri te Donaldi, ish-banorët rikujtojnë nisjen e “Big Brother Vip” pas një viti

“Big Brother Vip”, një format mjaft i ndjekur që na tregoi një anë tjetër të personazheve publikë shqiptarë, nisi një vit më parë transmetimin ku u prezantuan konkurrentët e parë që u bënë pjesë e shtëpisë.

Një vit pas nisjes në “Big Brother Vip”, disa nga ish-banorët kanë rikujtuar momentet e parë të eksperiencës së tyre, ndërsa ish-banorë të tjerë kanë vendousur të mos reagojnë.

Disa nga postimet e ish-banorëve të “Big Brother Vip”:

Donaldi dhe Semi

Aktori dhe këngëtarja kanë ndarë një video në rrjetet sociale ku shihen bashkë në makinë. “Si sot para një viti unë dhe Semi u futëm në Big Brother”- thotë Donaldi që pasohet nga Semi e cila shton: “Dhe kemi shumë kujtime të bukura aty.”

Më pas me humor aktori shprehet: “Semi ka bërë një album dhe po shkojmë ta marrim! Ka bërë dhe në USB me video. Tallemi se jemi mbledhur dhe do shkojmë të hamë mish qingji.”

Ilir Shaqiri

Fituesi i edicionit të parë të “Big Brother Vip” ka ripostuar disa story të ndara nga fansat e tij, në momentin e hyrjes në shtëpi dhe në momentin kur shpallet fitues.

Monika Lubonja

“Faleminderit të gjithëve ju që më keni sjellë këto momente të hyrjes time në BBV. Tani sa ma çuan dhe në atë moment ora ishte 2 e natës. Unë gjithë frikë dhe e shikoja veten mos kaloja traumë.”-shkroi Monika krahas një videoje të saj duke hyrë në shtëpi.

Sheila Haxhiraj

Këngëtarja ishte ndër banoret e para që u eleminua nga loja, megjithatë ajo ka kujtuar momentet e para në shtëpi përmes një videoje në Instastory.

Sabiani

Këngëtari ka ripostuar videon e Sheilës, e cila i kishte bërë tag atij, Ilirit, Arjolës dhe Beniadës.

Arjola Demiri

Aktorja ka ndarë në rrjetet sociale një video të postuar nga Ilir Shaqiri.

Ardit Çuni

Këngëtari ka ndarë foto dhe video në Instagram ku shprehet se është nostalgjik për atë periudhë.