Nga Ismet “Baba”, në Ismet “Pishmanin”, Munishi pendohet dhe kërkon falje për statuset turpëruese në Facebook

Mbrëmë trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi eskaloj në rrjetet sociale duke përdorur terme fyese e duke sharë analistët e gazetarët.
I gjithë ky eskalim erdhi pasi që skuadra e tij, Ballkani pësoj humbje nga Prishtina në minutën e 90-të, transmeton Indeksonline.
Por, duket se Munishi tash është bërë pishman. Ai ka bërë një postim duke i kërkuar falje për postimet e tij që i bëri mbrëmë.
Sipas trajnerit të Ballkanit, ndonjëherë rrethanat e nxjerrin pjesën e keqe e arrogante brenda tij.
Në fund ai ka treguar se nuk do të jetë aktiv në rrjetet sociale sepse po e dëmtojnë atë.
Postimi i plotë i Ismet Munishit:
Dua të kërkoj falje miqve , opinionit sportdashes dhe të gjithë atyre që jan ndier të ofenduar nga postimet e mija mbrëmë.Isha në afekt sepse rethanat te ne ndonjëher nxjerrin atë pjesë e keqe dhe arrogante që është mbrenda meje.Të gjithë ata që më njohin e dinë personalitetin timë dhe më vjen keq nga miqt e mi dhe nga familjet e tyre për fjalorin që përdora nën afekt.Morra sygjerime nga shumë miq dhe i falemderoj nga zemra për mbështetjen dhe këshillat për kerkim falje.Unë nuk do të jem aktiv ne jeten Rrjetet Sociale për një kohë të gjatë, sepse po me dëmtojne arsyen dhe shëndetin , do të merrem me Klubin timë të dashur Fc Ballkanin dhe me familjen time.Mirë mbetshi urime festat e fundvitit .Gezuar