75 Mall Live Search
21:26 / E Shtunë, 01 Shkurt 2025 / MSH

Nga Istogu në Hajvali, a di të ndalet ndonjëherë ky njeri?

Besim Mulaj vazhdon të jetë kandidati me më shumë energji në këto zgjedhje.

79-shi i LDK-së ka disa javë që nuk po e ndalë aktivitetin duke qenë në çdo cep të Kosovës.

Pas shumë takimeve që kishte sot në Istog, Mulaj është parë pasdite në tubimin e LDK-së në Hajvali.

Pa i shtërruar energji, ai thotë se Kosovës i duhen miqtë dhe mbështetja ndërkombëtare, që me LDK-në mund të arrihet.

“Unë do të jem zëri juaj në Kuvendin e Kosovës! Zëri i qytetarit që kërkon stabilitet, zhvillim dhe drejtësi. 9 shkurti nuk është thjesht një datë zgjedhjesh – është një mundësi për ta rikthyer Kosovën në rrugën e duhur!”, u shpreh ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

Pas takimeve të frytshme në Istog, rrugëtimi ynë vazhdoi në Hajvali dhe Matiqan të Prishtinës. Kudo ku ndalemi, ndjejmë të njëjtin mesazh të fuqishëm nga qytetarët: Kosovës i duhet ndryshim, i duhet vizion, i duhet LDK dhe Kryeministri Abdixhiku!

Në një kohë kur sfidat janë të mëdha, Kosovës i duhen miq, i duhet mbështetja ndërkombëtare, i duhet qeverisje e përgjegjshme dhe lidership që bashkon, jo që ndan. Me LDK-në, Kosova do të ecë përpara, me aleatë të fortë, me politika të mençura dhe me ekonomi të qëndrueshme.

Unë do të jem zëri juaj në Kuvendin e Kosovës! Zëri i qytetarit që kërkon stabilitet, zhvillim dhe drejtësi. 9 shkurti nuk është thjesht një datë zgjedhjesh – është një mundësi për ta rikthyer Kosovën në rrugën e duhur!

Bashkë fitojmë! Bashkë ndërtojmë të ardhmen!

Pas takimeve të frytshme në Istog, rrugëtimi ynë vazhdoi në Hajvali dhe Matiqan të Prishtinës. Kudo ku ndalemi, ndjejmë…

Posted by Besim Mulaj on Saturday, February 1, 2025