Nga J. Lo te Taylor Swifti/ Të famshmit që nuk morën pjesë në “Met Gala” këtë vit

Edicioni i këtij viti i “Met Gala”, eventi më prestigjioz i modës në botë, solli disa surpriza.
Nga Rihanna e cila zbuloi se ishte shtatzënë te Halle Berry me një fustan transparent, shumë personazhe të famshëm ecën në tapetin e kuq, transmeton Indeksonline.

Por çfarë ndodhi me ata që nuk u paraqitën? Ju sjellim tetë personazhe të famshëm që munguan dukshëm në “Met Gala” të këtij viti.
Jennifer Lopez
Daily Mail konfirmoi të hënën se diva latine nuk do të marrë pjesë në këtë event, me shumë mundësi për shkak të xhirimeve të filmit të saj të ri “Office Romance”.
J. Lo ka marrë pjesë në 14 “Met Gala”-t në të kaluarën. Ajo u shfaq për herë të parë në të në vitin 1999 me të dashurin e atëhershëm Sean Diddy Combs. Vitin e kaluar, ajo shkëlqeu në tapetin e kuq me një fustan të bërë nga 2.5 milionë rruaza.
Sarah Jessica Parker
Aktorja Sarah Jessica Parker zbuloi disa ditë para “Met Gala”-s se nuk do të merrte pjesë për shkak të problemeve me agjendën. “Duhet të punoj. Por do të ketë shumë për të parë dhe jam kurioze të shoh se si do ta interpretojnë të tjerët temën e këtij viti”, tha ajo për Entertainment Tonight.
Parker ka qenë i ftuar në “Met Gala” 12 herë dhe mori pjesë në të për herë të parë në vitin 1995.
LeBron James
Basketbollisti LeBron James duhej të ishte një nga bashkë-prezantuesit e “Met Gala” 2025, por disa orë para eventit, ai zbuloi se nuk do të ishte në gjendje të merrte pjesë për shkak të një dëmtimi që pësoi në fund të sezonit.
“Shumë njerëz më telefonuan dhe më uruan për “Met Gala”. Nuk dua ta humbas një ngjarje kaq historike! Mbretëresha ime e bukur dhe e fuqishme do ta mbajë fortesën siç ka bërë gjithmonë”, shkroi ai në X, duke iu referuar gruas së tij Savannah, e cila ishte në event.
Taylor Swift dhe Travis Kelce
Të tjerë të famshëm që morën një ftesë, por nuk iu përgjigjën asaj ishin Taylor Swift dhe Travis Kelce. TMZ-ja zbuloi më parë se do të mungojnë në “Met Gala” për shkak të angazhimeve të tjera.
Swift mori pjesë për herë të fundit në” Met Gala” në vitin 2016, ndërsa Travis nuk ka marrë pjesë kurrë. Lajmi për mungesën e tyre në këtë ngjarje erdhi pasi fansat nuk i kishin parë bashkë që nga mesi i marsit, duke çuar në thashetheme se marrëdhënia e tyre ishte në telashe.
Selena Gomez
Shumë prisnin ta shihnin Selena Gomez në “Met Gala”, por këngëtarja nuk u shfaq. Benny Blanco, me të cilin ajo u fejua në dhjetor, gjithashtu nuk ishte në event.
Gomez është shfaqur në “Met Gala” pesë herë gjatë karrierës së saj. Herën e parë ishte në vitin 2014, dhe hera e fundit që ajo eci në tapetin e kuq në Muzeun Metropolitan të Artit ishte në vitin 2018.
Kris Jenner, Kourtney dhe Khloe Kardashian
Tre anëtarë të familjes Kardashian nuk ishin në “Met Gala” këtë vit. Nëna Kris Jenner dhe motrat Kourtney dhe Khloe vendosën të mos merrnin pjesë në event.
Ndryshe nga ato, Kim Kardashian dhe gjysmë-motrat e saj Kendall dhe Kylie Jenner ishin në këtë event. E vetmja herë që Kourtney dhe Khloe morën pjesë në “Met Gala” ishte në vitin 2022.
Timothée Chalamet
Ndryshe nga e dashura e tij Kylie Jenner, aktori Timothée Chalamet nuk ishte në “Oscar-ët” e modës. Në vend të kësaj, ai shikoi një ndeshje midis New York Knicks dhe Boston Celtics, për të cilën bëri postime edhe në Instagram.
Aktori ka qenë në “Met Gala” vetëm një herë më parë, në vitin 2021. Duke pasur parasysh që ai dhe Kylie rrallë shihen së bashku në publik, shumë nuk u habitën që ai nuk iu bashkua asaj në tapetin e kuq.
Jamie Foxx
Një nga të ftuarit që shumë fansa padyshim do të donin ta shihnin në “Met Gala” është aktori Jamie Foxx. Pavarësisht se ishte në listën e të ftuarve sipas disa raportimeve, ai nuk u shfaq./Indeksonline/
