75 Mall Live Search
15:00 / E Shtunë, 07 Mars 2026 / H F

Nga Jonida Maliqi te Ilir Shaqiri, LISTA me personazhet që mund të jenë pjesë e ‘Ferma VIP 3’

Teksa po afrohet data e nisjes së edicionit të tretë të spektaklit Ferma VIP, i cili sipas raportimeve pritet të startojë më 20 mars, kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e parë të personazheve që mund të bëhen pjesë e këtij formati, transmeton IndeksOnline.

Mes emrave që po përfliten janë këngëtarja Jonida Maliqi, aktori Romir Zalla, poetja dhe shkrimtarja Mimoza Ahmeti, si dhe Akil Varfi.

Po ashtu, në listën jozyrtare përmenden edhe Ledian Agallijaj dhe Indri Shiroka. Ndërkohë, raportohet se Inida Gjata mund të jetë pjesë e spektaklit në rolin e opinionistes, ndërsa balerini Ilir Shaqiri përflitet për rolin e “kryeplakut”.

Së fundmi, gazetari Andi Vrapi ka bërë të ditur dy emra që sipas tij janë tashmë të sigurt për pjesëmarrje: reperi Fero dhe ish-banorja e reality show-ve Ermiona Lekbello.

Ndërkohë, vëmendje të madhe po merr edhe çështja e moderimit. Prej ditësh qarkullojnë aludime se prezantimin e këtij edicioni mund ta marrë përsipër moderatorja e njohur Arbana Osmani. Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar.

Me afrimin e datës së nisjes së spektaklit, pritet që produksioni të zbulojë më shumë detaje rreth moderatorit dhe listës përfundimtare të konkurrentëve.