75 Mall Live Search
16:08 / E Mërkurë, 24 Mars 2021 / Blerim

Nga Juventusi flasin për situatën e Pirlos dhe Cristiano Ronaldos

Nënpresidenti i Juventusit, Pavel Nedved ka folur rreth situatës së klubit italian.

Përmes një interviste në ‘DAZN’ – Nedved foli për Andrea Pirlon dhe Cristiano Ronaldon, shkruan IndeksOnline

Pas eliminimit nga UEFA Champions League, në mediat italiane u spekulua një largim i mundshëm i dyshes, Pirlo dhe Ronaldo në fund të këtij stinori.

Megjithatë, Nedved thotë se të dy janë të paprekshëm te klubi nga Torino.

“Ai është dhe do të jetë trajner i Juventusit. Ne kemi një projekt dhe përkundër vështirësive ne do të vazhdojmë. Ai është një trajner i shkëlqyeshëm”, ka thënë Nedved për Pirlon

“Për mua Cristiano është i paprekshëm. Ai ka një kontratë deri në vitin 2022, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ai është një djalë i thjeshtë, megjithëse nuk duket ashtu”, ka thënë nënpresidenti i Juves për Ronaldon.

Kujtojmë që u spekulua për një largim të Ronaldos nga Torino dhe skuadra që u përmend më së shumti ishte ajo e Paris Saint-Germain./IndeksOnline/