75 Mall Live Search
11:28 / E Mërkurë, 27 Gusht 2025 / G T

Nga Juventusi, te Besiktasi / Skuadra turke njofton për transferimin e radhës

Skuadra e Besiktasit ka arritur marrëveshje me një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për Tiago Djalo, i cili është pjesë e Juventusit.

Djalo, sot i ka kryer me sukses testet mjekësore dhe pritet që të zyrtarizohet si lojtari më i ri i klubit turk, shkruan Indeksonline

Mbrojtësi u rikthye te “Zonja e vjetër”, pasi kaloi një sezon si huazim te Porto.

25-vjeçari ishte transferuar te Juventusi gjatë para dy sezoneve nga Lille për vetëm pesë milionë euro.

Ai tani do të jetë bashkëlojtar i Milot Rashicës dhe Ernest Muçit te klubi i Superligës turke./Indeksonline/