10:00 / E Diele, 03 Maj 2020 / indeksADMonline

Nga karantina, Tuna ia organizon festën e ditëlindjes, djalit të saj

Ndonëse të vetizoluar, Tuna dhe Patris nuk kanë hezituar të organizojnë festën e ditëlindjes për 3-vjetorin e djalit të tyre Tian.

Në ndryshim nga vitet e kaluara dhe festat në natyrë, festa e këtij viti është organizuar në një ambient të mbyllur e me siguri mes pak të ftuarish.

Megjithatë Tuna dhe Patrisi janë kujdesur që ambienti të jetë i zbukuruar me tollumbace shumëngjyrëshe dhe ëmbëlsirat e ditëlindjes.

Në pamjet e publikuara Tian shafqet shumë i qeshur teksa pozon me dy prindërit e tij.