75 Mall Live Search
10:42 / E Enjte, 21 Prill 2022 / AR

Nga kërcimi me pilotin te “takimi” i Arjolës dhe Antonelës, çfarë nuk u pa nga ditëlindja e Monika Lubonjës

Aktorja e njohur e humorit, Monika Lubonja festoi me datë 13 Prill ditëlindjen. Ajo mbushi 54 vjeç dhe në ditën e saj të veçantë nuk munguan urimet e shumta.

Por ajo ka organizuar pak ditë më vonë një super festë ditëlindje, ku më shumë se të gjithë e ka shijuar vetë Monika, pmajet e të cilës nga kërcimet e çmendura janë bërë virale në rrjet.

Por jo gjithçka u pa. Arjola Demiri dhe Antonela Bërisha të cilat patën një debat të madh në “Big Brother” dhe pas tij, janë parë pranë njëra-tjetrës, por nuk ka patur komunikim.

Gjithashtu edhe kërcimin e Monika Lubonjës me “pilotin”, mund ta shihni më poshtë.