Nga këto komuna janë të prekurit me koronavirus!

Nga 130 mostra që janë marrë në Klinikën Infektive për testimin e Covid 19, 33 persona kanë rezultuar pozitiv.
Sipas IKSHPK-së të prekurit janë nga këto komuna:
“Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet prej tyre (20) raste me vendbanim në Prishtinë, tre (3) me vendbanim në Prizren, (3) rast në vendbanimet Viti, dy (2) me vendbanim në Mitrovicë të veriut, dy (2) me vendbanim në Skenderaj dhe nga një në Suharekë, Zubin Potok dhe Zveçan”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, sot janë shëruar 6 persona me Covid-19./IndeksOnline