23:09 / E Enjte, 09 Prill 2020 / indeksADMonline

Nga këto vende janë 3 rastet e reja me koronavirus

Sot kanë rezultuar 3 persona pozitiv për testin e Covid-19, ku numri i të infektuarve në tërë Kosovën shkoi në 227.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se rastet pozitive janë raste kontakti, shkruan Indeksonline.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, një (1) rast me vendbanim nga Suhareka, një (1) rast me vendbanim nga Hajvalia-Prishtinë, një (1) rast me vendbanim nga Leshak- Leposaviq”, thuhet në njoftimin e tyre”.