Nga KF Rilindja në Prishtinë, kosovari bindë me talent edhe te Dinamo Zagrebi
Te Dinamo Zagrebi shumë shpejt mund ta shohim edhe një kosovar. Bëhet fjalë për talentin, Fatbardh Gashi.
Djaloshi i akademisë së KF Rilindjes në Prishtinë i ka kaluar me sukses provat e para te gjiganti kroat.
Pas disa ditë provash atje, Gashi ka marrë ftesën në korrik për tu bashkuar me skuadrën e madhe kroate.

Lajmi është kumtuar edhe nga kryetari i klubit Rilindja, Fadil Gashi.
Te skuadra e madhe kroate luan edhe ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani./Indeksonline/
