Nga klub nate, në “qendër shëndetësore”

Një klub nate zviceran i mbyllur nga kuzimet e COVID-19 është shndërruar në një qendër të përkohshme të dhurimit të gjakut.
Trajtimi me anë të plazmës filloi gjatë periudhës së pranverës dhe u pa mjaft efektive në shumë vende të botës. Llambadarët që dikur ndriçonin dyshemenë e vallëzimit për mijëra vizitorë në klubin e natës MAD në qytetin e Lozanës, tani shërbejnë për infermierët për të bërë injeksionin dhe për të marrë gjak nga vullnetarët.
I gjithë ky proces shoqërohet edhe me këngë në sfond nga grupet e famshme Queen, Bee Gees si dhe hitet e Michael Jackson.
Menaxheri i këtij klubi nate Igor Blaska është shprehur se për 35 vjet
ky vend qëndronte i hapur deri në orët e para të mëngjesit për të
gjithë njerëzit që kërcenin dhe konsumonin alkool.
Igor ndihet krenar që ky vend po qëndron i hapur për ata njerëz që vijnë për të dhuruar gjak për të sëmurët me Covid-19 .
Zvicra është goditur rëndë nga një valë e dytë e rasteve COVID-19. Në
total, ajo ka raportuar më shumë se 350,000 infektime dhe më shumë
se 5,000 vdekje që nga llimi i pandemisë.