75 Mall Live Search
20:08 / E Premte, 06 Dhjetor 2024 / MSH

Nga kontributi i madh në mjekësi dhe arsim, Serbeze Kabashi-Muçaj tani synon parlamentin

Për vite me radhë dha kontribut të jashtëzakonshëm si radiologe në shëndetësinë kosovare. E po ashtu me vite të tëra ligjëroi para studentëve të Fakultetit të Mjekësisë. E së fundi i është bashkuar listës së LDK-së, si kandidate për deputete.

Kjo është Prof.Dr. Serbeze Kabashi-Muçaj, e cila kësaj radhe është pjesë e garës për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Përgjatë katër viteve teksa ishte drejtoreshë e Klinikës së Radiologjisë,  ka bërë ndryshime të mëdha. E për shumë gra vuri në shërbim dhe mamografin mobil, duke e ofruar këtë shërbim, në çdo komunë, fshat dhe qytet.

Thotë se ka vendosur që të kandidojë për deputete, për të qenë zëri i atyre që do ta votojnë, që t’i përfaqësojë  denjësisht në Kuvendin e Kosovës.  Deri tani ishte në shërbim të pacienteve të saj, të cilët i trajtoi me aq përkushtim. E nga tani si deputete, do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim.

Nga një profesion fisnik si specialiste e radiologjisë Kabashi-Muçaj, synon të ushtrojë dhe një profesion tjetër,  atë të politikanes, me qëllim të realizimit të projekteve në fushën e shëndetësisë, aty ku ajo investoi për kaq vite, me qëllim që pacienteve tu ofrohen shërbime të avancuara. Thotë se shëndetësia është pika e dobët e saj, aty ku do ta ketë fokusin gjatë mandatit si deputete.

Thotë se e zgjodhi LDK-në, partinë e cila përfaqëson vlera dhe se kalimi në këtë parti ka ardhur natyrshëm nga tradita politike rugoviane, si istogase që është.

“Besoj dhe shpresoj që nëse do të jem pjesë e Kuvendit të Kosovës mund të kontribuojë në krijimin e një të ardhme më të mirë për vendin, ku çdo qytetarë do të ketë mundësi të marr shërbime shëndetësore të standardeve më të larta”, tha ajo.