17:53 / E Mërkurë, 24 Shkurt 2021 / AR

Nga kush e meriton një “Bllok” Capital T?

Trim Ademi i njohur si “Capital T”, është një nga reperët që pëlqehet shumë nga publiku shqiptar.

Përveç pamjes fizike, ai ka edhe një zë mjaftë të talentuar, duke krijuar këngë të njëpasnjëshme si më solo po ashtu edhe me bashkëpunime, shkruan Indeksonline.

Këto ditë ai po gjendet në Maldives, duke ndarë imazhe të bukura nga vendi përrallor.

Edhe pse është një pikëpyetje se kush po e shoqëron në pushime, sot ai bëri edhe një tjetër reagim përmes disa imazheve.

“E di e di e meritoj block” shkroi ai duke e shoqëruar me emoji duke qeshur me lot.

Se a bëhet fjalë për ndonjë projekt të ri, apo thumb ndaj dikujt, mbetet të kuptohet ditëve në vazhdim./Indeksonline/