Nga kush varet e ardhmja e Ibrahimovic te Milani?

Zlatan Ibrahimoviqi thotë se ai është i hapur për të qëndruar në Milan edhe për një sezon më shumë “nëse Paolo Maldini dëshiron”.
Suedezi kishte marrë pjesë në të pesë netët e festivalit prestigjioz të muzikës “Sanremo” në fillim të kësaj jave dhe foli për përvojën e tij në një intervistë për RAI.
“Nuk doja t’i dija pyetjet para se të hyja në skenë. Doja që t’ishte diçka e natyrshme”,tha ai.
“Ky është shpjegimi i Zlatanit. Kjo është e vërteta”.
39-vjeçari është i lënduar, por u bashkua me shokët e tij të Milanit në Verona sot me “Rossonerët” që fituan 2-0 kundër Hellasit.
“Unë jam Zlatani, ndiej përgjegjësinë dhe ndihem si një lider. Kjo skuadër është e vetmja që më bëri të ndjehem i emocionuar. Unë dua të jap mësim, dua të jem udhërrëfyes.
“Kur them diçka, ata të tjerët janë si: ‘ne rregull, ne po e bëjmë atë’. Sot doja të isha në Verona, e ndjeva brenda. Kur kaloj një ditë pa ta është si të qëndrosh pa bijtë e mi”.
A do të qëndrojë ai në Milan sezonin e ardhshëm?
“Nuk e di, le të shohim. Nëse Paolo (Maldini) dëshiron, unë jam gati për të.
“Sezoni është ende i gjatë, kanë mbetur shumë ndeshje. Ne gjithmonë luajmë për të fituar”, tha Ibra.