17:30 / E Martë, 25 Maj 2021 / AR

Nga ky muaj do të dal në ankand vetura e Paul Walker në ‘Fast and the Furious’

Që nga muaji i ardhshëm do të jetë në ankand makina e Paul Walker që ishte pjesë e filmit ‘Fast and Furious’.

Kjo makinë ishte përdore për xhirime të shumta brenda dhe jashtë në film, transmeton Indeksonline.

“Makina u ndërtua nga Eddie Paul në Shark Shop në El Segundo, CA, për filmin e parë”, sipas shtëpisë së ankandit.

Makina do të jetë në shitje si pjesë e ankandit të Barrett-Jackson më 17-19 qershor në Las Vegas.

Kujtojmë, Walker ka ndërruar jetë në nëntor të viti 2013 si pasojë e një aksidenti me makinë./Indeksonline/