Nga ky sezon “VAR” do të instalohet në Superligë
VAR-i është bërë pjesë e domosdoshme e futbollit modern.
Shumë shpejtë teknologjia do të jetë pjesë edhe e Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Indeksonline.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në një emision në Klan Kosova ka thënë se në sezonin tjetër ose 2020/21 planifikohet që të instalohet VAR-i në nivelin më të lartë të futbollit tonë.
“Prej sezonit tjetër ose nga edicioni 2021/22, VAR-i do të jetë në Supërligën e Kosovës”, ka thënë numri një i FFK-së. /IndeksOnline/