13:30 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Nga LDK-ja në LDK, Abrashi merr detyrën e ministrit nga Abdixhiku

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka marrë detyrën nga ish- ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.

Ky i fundit e informoi Abrashin lidhur me ecurinë e projekteve infrastrukturore që janë duke u realizuar, masat mbrojtëse ndaj COVID-19 dhe tema të tjera me rëndësi në fushat që mbulohen nga MI-a.

Abrashi e falënderoi Abdixhikun për punën e mirë në udhëheqjen e këtij dikasteri dhe shprehu vendosmërinë për realizimin e punëve të mira edhe më tej./Indeksonline/