20:44 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / Blerim

Nga lëndimet e futbollistëve e deri tek mesazhi për “Intelektualët” – Nuhiu flet para ndeshjes me Prishtinën

Skuadra e Dritës po vazhdon të tregojë sukses të madh në Superligën e Kosovës në futboll.

Klubi nga Gjilani zë vendin e parë në tabelë aktualisht me plotë 40’ pikë të grumbulluara, duke lënë prapa vetit Ballkanin që ka 38’ e Prishtinën në vend të tretë me 31’ pikë, shkruan IndeksOnline

Kështu, Drita ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor do ta ketë ndaj Prishtinës ditën e diele me fillim nga ora 13:30.

E për të shikuar se sa është e përgatitur skuadra e Dritës për këtë përballje të madhe, IndeksOnline ka biseduar me trajneri e klubit nga Gjilani, Ardian Nuhiu, i cili tha se klubi i tij ka disa mungesa por do të mundohen të japin maksimumin dhe të marrin pikë.

“Prishtina ka një skuadër kualitative dhe po kalon një formë vërtetë të mire, kanë besim në vetëvete dhe po luajnë mire. Do të mundohemi që të neutralizojmë pikat e tyre të forta dhe të shprehim vlerat tona”, tha fillimisht Nuhiu.

 “Kemi kontingjent të mjaftueshëm të futbollistëve. Do të kemi disa mungesa edhe për këtë ndeshje por futbollistët që janë aktivizuar në ndeshjet e fundit janë paraqitur mirë dhe besoj se edhe në këtë ndeshje do të bëjnë maksimumin për të zhvilluar një ndeshje të mirë”.

Nga e gjithë kjo, tekniku i Dritës ka një mesazh për të gjithë tifozët “Intelektualë”, që janë gjithmon në përkrahje të skuadrës së tyre.

“Jam mirënjohës për tifozët tanë “Intelektualët”, e ndjejmë ngrohtësinë që ata na mbështesin dhe ju premtoj punë maksimale nga stafi dhe e gjithë skuadra që ato t’i gëzojmë me rezultate pozitive”, tha ai.

Kujtojmë se Drita ishte kampion i Kosovës vitin e shkuar dhe momentalisht është në rrugë të drejtë për titullin e dytë radhazi./IndeksOnline/