Nga Liga e Dytë e Kosovës në Greqi, talenti kosovar, Ilir Gashi, do të bëj prova te ky ekip

Talenti i KF Rilindja, Ilir Gashi pritet të vazhdojë karrierën e tij në Greqi.
Ai do të bëjë provat te klubi i Ligës së Tretë greke, Asteras Vlachioti, transmeton Indeksonline.

Lajmin e ka kumtuar për Indeksonlinen kryetari i klubit të KF Rilindja, Fadil Gashi, i cili ka uruar rrugë të mbarë futbollistit.
Ilir Gashi mbrëmë është nisur për në Greqi, kurse të shtunën i ka provat. Ekipi nga Prishtina ka bërë gara në Ligën e Dytë të Kosovës./Indeksonline/
