Nga Liga e Parë e Kosovës, tek skuadra e njohur suedeze që drejtor e ka Sven Goran Ericsonin

Talenti 19 vjeçar nga Kosova, Fuad Ajvazi, është transferuar në suedi te skuadra e Karlstad.
Ajvazi u transferu nga skuadra e Ramiz Sadiukut, e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Ai ishte pjesë e Karlstadit që nga fillimi i parasezonit, ndërsa sot ka nënshkruar edhe kontratën profesionale.
Ajvazi është shprehur i lumtur që është pjesë e skuadrës suedeze.
”Jam shumë i lumtur që tani kam mundësinë të përfaqësoj Karlstad Football. Ka qenë frymëzuese të stërvitesh dhe të luash në një mjedis kaq të mirë futbolli. Ndjej se si unë ashtu edhe ekipi po zhvillohen dhe po përmirësohen gjatë gjithë kohës. Kemi diçka të mirë që po ndodh, siç kanë thënë shumë para meje. Pastaj fakti që edhe Albert Bunjaki edhe Sven-Göran Eriksson janë në klub natyrisht që e bën më të lehtë zgjedhjen e klubit.”, ka deklaruar Ajvazi.
Ndërsa drejtori i Karlstadit, Sven Goran Ericsonin, ka thënë se Ajvazi është lojtar i talentuar dhe i ka bindur me punën e tij.
;;Fuad është një lojtar me të vërtetë i talentuar, kështu që ndjehet shumë mirë që tani është gati për Karlstad. Ai ka treguar dëshmi të një loje të pjekur dhe solide gjatë kohës që ka qenë këtu dhe na ka bërë përshtypje. Të jesh kaq i qëndrueshëm dhe i qartë si qendërmbrojtës, duke marrë parasysh moshën e tij të re, është shumë mirë.”, ka thënë Ericson./IndeksOnline/