75 Mall Live Search
16:31 / E Mërkurë, 20 Maj 2020 / indeksADMonline

Nga mbeturinat e rrethojave të mëparshme bëhen ulëset në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Përgjatë situatës pandemike, Stacioni i Autobusëve në Prishtinë ka qenë jashtë-funksionimit.

Por këtë situatë udhëheqësit e kësaj ndërmarrje  e shfrytëzuan që të kryenin disa renovime për të cilat pati nevojë të bëheshin aty.

Drejtori i Stacionit të Autobusëve, Luan Hoti publikoi sot edhe pamje nga disa ulëse që janë shndërruar nga mbeturinat e rrethojave të mëparshme, transmeton Indeksonline.

Padyshim se këto ulëse do të jenë në të mirë të të gjithë udhëtarëve të cilët ndalojnë në këtë stacion.

Postimi i plotë:

Kjo mobileri eshte bere nga mbeturinat e rrethojave te meparshme te ndermarjes nga duart e arta te Armend Rexhepi, Erhani Qerka, Sahit Vitija Shefki Rexhepi, Arsim Rafuna dhe koleget tjere! Faliminderit djeme punetore per kontributin tuaj ndaj ndermarjes!