22:04 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Nga mënyra se si e fsheh telefonin i dashuri, mund ta kuptoni se a ju tradhton

Melissa Ferrari, një psikoterapiste dhe terapiste e çifteve, beson se fshehtësia e telefonit mund të ishte një gjë negative në një lidhje.

Sipas saj ata persona që e bëjnë këtë gjë ka më shumë shansa që janë duke e tradhtuar të dashurën e tyre, transmeton Indeksonline.

Po ashtu ajo tha “Nëse keni intuitë që partneri juaj nuk është besnik, atëherë mund të jetë një kohë e mirë për të hetuar më tej ose madje edhe t’i sfidoni atë se çfarë po ndodh”.

Mirëpo mënyra më e duhur sipas saj është të bisedoni me partnerin për dyshimet e juaja./Indeksonline/.