12:33 / E Hënë, 29 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ministria e Shëndetësisë: S’është kuptuar drejt mesazhi i hapjes

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti, në një lidhje direkte deklaroi se qytetarët nuk e kanë kuptuar drejt mesazhin e hapjes.

“Kemi 26 të vdekur për 1 milion banorë. Menaxhimi nga personeli shëndetësor është i vështirë aktualisht, por edhe pse shifrat janë rritur, mes qytetarëve ka shumë më pak frikë. Mendonim se hapja do të sillte më shumë përgjegjësi nga ana e njerëzve, por kjo nuk ka ndodhur dhe si pasojë po ngarkohet infrastruktura spitalore”, tha Hoti për televizionin A2.

Hoti ka thënë shumica e aktiviteteve kanë nisur punën normale.

“Aktivitetet kanë nisur punën normale, por kjo duhet të përcillet me rritje përgjegjësie. Mesazhi i hapjes nuk është kuptuar drejt”, shtoi Hoti.

Sipas tij, “në fillim, infeksioni kishte prekur vetëm disa komuna të vogla, por tani është Prishtina vendi me më shumë të prekur me koronavirusin”.