12:41 / E Shtunë, 09 Mars 2019 / indeksADMonline

Nga Moreno te Pastore, këto janë 10 transferimet më të këqija të Monchit si drejtor i Romës

Pas shkarkimit të trajnerit, Eusebio Di Francesco, Roma e largoi nga pozita e drejtorit edhe Monchin.

Ai  cilësohet si ndër më të mirë në biznes por tek Roma ai ka bërë shumë blerje të gabuara, transmeton Indeksonline.

‘Calciomercato’ ka sjellë 10 transferimet më të dështuara të Monchit sa ishte në Romë.

Hector Moreno: Mbrojtësi qendror arriti në verën e vitit 2017-të për 5.7 milionë, ai luajti vetëm 6 ndeshje dhe u shit në janar.

Ante Coric: Erdhi në Romë për 6 milionë verën e kaluar por ai është paraqitur vetëm dy herë.

Maxime Gonalons: Erdhi në Romë për 5 milionë euro për të zëvëndësuar De Rossin por dështoi.

David Santon: Erdhi si pjesë e marrëveshjes për Nainggolan por nuk ka arritur të impresionoj në Stadio Olimpico.

Justin Kluivert: Erdhi në Romë me bujë të madhe por nuk arriti të lë shenjë në Romë.

William Bianda: Erdhi nga Liga e dytë franceze por lënidmet nuk e kanë lejuar të tregoj cilësitë e tij.

Rick Kasdrop: Erdhi për 14 milionë por edhe këtë lëndimet nuk e lejuan që të futet në 11-shen e parë.

Gregoire Defrel: Nënshkroi për 23 milionë por shënoi vetëm një golë, duke i dëshpruar të gjithë

Patrik Schick: Sulmuesi u transferua për 43 milionë euro por në dy vitet e fundit ka shënuar vetëm 7 gola. 

Javier Pastore: Pa dyshim transferimi më i dështuar i Monchit. Erdhi nga PSG me shumë pritshmëri por ishte një dështim i madh.