75 Mall Live Search
22:16 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nga mungesa e strehës, detyrohet që edhe këtë dimër ta kalojë në parkun e Mitrovicës

Kosova njihet si vend me ekonomi jo shumë të zhvilluar, por me popullsi mjaft të madhe.

Kësisoj shumë prej banorëve të Kosovës nuk janë mjaftueshëm të kënaqur me jetesën të cilën bëjnë.

Shumë prej tyre madje kanë mungesë esenciale të kushteve jetësore. Një qytetarë i komunës së Mitrovicës detyrohet që çdo stinë të vitit ta kalojë në parkun ‘Adem Demaçi’.

Madje sipas një lexuesi të Indeksonline, i njëjti person që sonte po bën gjumin në këtë park, vitin e kaluar ishte në gjendje kritike si pasojë e fjetjes në të ftohët.Por pavarësisht ndihmës që shumë banorë të kësaj ane ia dhanë vitin e kaluar ky person edhe këtë dimër po e pret në të njëjtin vend në mëshirën e dikujt për t’i ndihmuar.

Padyshim se ky duhet të jetë një rast konkret për zyrtarët komunal por edhe ata shtetërorë se duhet ndihmuar të gjithë ata qytetarë të Kosovës që kanë nevojë së paku për një strehë./Indeksonline/

Temat: