Nga ndërtimtaria e shumë të tjerë, ministri Vitia tregon se kush ka të drejtë funksionimi nga 4 maji

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur lidhur me masat e reja që do të vihen që nga data 4 maj.
Vitia tha se të gjitha këto masa varen nga bashkëpunimi i qytetarëve dhe bizneseve që do të funksionojnë.
Sipas tij në koordinim me shumë akterë vendor e ndërkombëtarë është vendosur që: Hapja e ekonomisë dhe heqjen e kufizimeve të bëhet në tri faza.
“E para nis me 4 maj deri më 18 maj gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të zgjerohet orari i lëvizjes së qytetarëve nga 1.5 në tre orë, në dy orare paradite dhe pasdite, brenda këtyre orareve secila kategori ka mundësi t’i kryejë të gjitha shërbimet e nevojshme.Ndërtimtaria dhe patundshmëri, tregtia e automjeteve pjesërisht, tregtia me pakicë, zyrat e konsulencës me lista të stafit esencial dhe orari e lista të veprimtarive të lejuara do të publikohen menjëherë pas kësaj konference.Faza e dytë me datën 18 maj deri më 1 qershor planifikohet të lirohen masat por varësisht nga vlerësime i situatës dhe rekomandimeve të IKSHPK-së dhe organizatave të tjera relevante”, tha Vitia, shkruan Indeksonline.
Ai shtoi se duhet pasur parasysh që kalimi nga faza e parë në të dytën dhe kthimi në faza varet nga të gjithë ne.
“Nëse s’kemi rritje të rasteve e dhe respektohen në përpikëri udhëzimet atëherë natyrisht do të ecim përpara, por nëse relaksohemi dhe infektimet bëhen me shpejtësi detyrohemi të kthehemi prapa.
Qytetarë këto janë masat e reja për të kaluar në një normalitet të ri”, tha Vitia./Indeksonline/