75 Mall Live Search
21:13 / E Diele, 14 Prill 2019 / indeksADMonline

Nga nesër çdo automjet i konfiskuar në Prishtinë do të mbahet dy deri në pesë ditë

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka bërë të ditur se që prej nesër (data 15 prill), organizimi që ai udhëheqë do të ndërmarrë masa shtesë për rend dhe rregull në transport.

Tahiri duke paralajmërua për aksione të ‘merimangave’ tha se çdo automjet që do të konfiskohet do të mbahet nga dy deri në pesë ditë nga autoritetet e rendit, transmeton Indeksonline.

Duhet përkujtuar që janë të shumta rastet kur veturat bllokojnë thuajse çdo pjesë të qytetit, e nuk i lënë as hapësirën që u takon këmbësorëve.

Postimi Tahirit:

Nga nesër, me masa shtesë për rend dhe rregull në transport. Sipas ligjit dhe rregullores në fuqi, çdo automjet i konfiskuar do të mbahet dy deri në pesë ditë