Nga nesër fillon shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Gjeorgji

Biletat për ndeshjen e Kosovës përballë Gjeorgjisë do të jenë në treg nga dita e nesërme në orën 12:00.
Kështu ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi. Kosova e pret Gjeorgjinë më datën 12 tetor në Fadil Vokrri, ndërsa për shkak të masave anti-covid, do të lejohet shfrytëzimi i vetëm 30% të kapacitetit të stadiumit.
Sipas FFK, një person mund të blejë 2 bileta me një letërnjofti, teksa çmimet e biletave janë: Perëndim 20 euro, Lindje 10 euro, Veri dhe Jug 5 euro, në të gjitha pikat e Art Motion.