75 Mall Live Search
16:39 / E Martë, 02 Prill 2019 / indeksADMonline

Nga nesër hapet për qarkullim rruga Kaçanik-Hani i Elezit

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ditë më parë kishte njoftuar se për shkak të aktiviteteve ndërtimore në urën 407, për sigurinë publike, ishte e nevojshme mbyllja e përkohshme e rrugës nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit.

Rruga e paralajmëruar ishte e mbyllur për qarkullim nga 29 marsi deri më sot, në ora 15:30, transmeton Indeksonline.

Kështu, nga nesër, ministria ka bërë të ditur se veturat dhe mjetet tjera të transportit mund të qarkullojnë lirshëm në këtë rrugë nacionale.

Gjatë kohës sa ishte e mbyllur, MIT kërkoi mirëkuptim nga pjesëmarrësit në komunikacion për mbylljen e rrugës në fjalë. /Indeksonline/