23:41 / E Shtunë, 27 Shkurt 2021 / OSH

Nga nesër moti më ftohtë

Nga e diela më ftohtë, pa të reshura, kryesisht me kthjellime dhe diell. Në pjesën e dytë të javës së ardhshme sërish temperaturat në rritje.

Indeksi i cilësisë së ajrit pritet të përmirësohet ditën e diel, me kalimin e frontit të ftohtë, që mundëson qarkullim më të mirë ajror, duke shpërndarë ndotësit ajror që janë akumuluar këtyre ditëve pranë sipërfaqes tokësore. Indeksi zbret edhe në vlera të mira dhe mesatare. Nga dita e hënë sërish pritet rritje e ndotësve ajror, sidomos orëve të mbrëmjes gjatë periudhave të qetësisë.

28.02 – Më ftohtë. Paradite me vransira, e gjatë ditës kthjellët, me erë dhe me diell.