14:18 / E Martë, 26 Janar 2021 / M. M

Nga nesër në QKMF-në e Podujevës, 3 shërbime të reja mjekësore

Nga nesër, banorët e Komunës së Podujevës do të kenë mundësi të marrin shërbime të reja në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“ Nga nesër më 27.01.2021 do të fillojnë punën për herë të parë në QKMF në Podujevë: 1. Shërbimi paliativ, 2. Shërbimi i rëntgenit 24h, 3. Shërbimi i laboratorit 24h” , ka bërë me dije drejtoresha e Shëndetësisë e Podujevës, Egzona Mustafa, transmeton IndeksOnline.

“Shërbimi paliativ nënkupton vizitën mjekësore dhe aplikimin e terapisë nga doktori i mjekësisë dhe infermieres në shtëpitë e të sëmurëve të cilët janë të palëvizshëm”, ka njoftuar ajo. /IndeksOnline/

May be an image of one or more people