23:21 / E Martë, 02 Gusht 2022 / OSH

Nga nesër ngriten temperaturat

Mot stabil, kryesisht me diell ditëve të para të gushtit. Fillimish jo aq nxehtë, e nga mesi i javës temperaturat mbi 30C.

Vransira kalimtare paraqiten ditën e hënë dhe martë, të martën me mundësi për riga lokale shiu nga veriu i vendit. Në aspektin termik fillimisht nuk do të jetë edhe aq nxehtë, ngase edhe do të frynë erëra më të freskëta veriore. Tek nga pjesa e dytë e javës temperaturat në rritje edhe mbi 30C.

Indeksi i cilësisë së ajrit në përgjithësi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, vetëm orëve të pasdites vende-vende rritje do të shënojnë koncentrimet e ozonit sipërfaqësor që edhe shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare.
Nën kushte të kthjellimeve nivelet e rrezikut nga rrezet ultravjollce mbeten të larta dhe shumë të larta, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.


3.08 – Kryesisht me diell, nxehtë.
4.08 – Nxehtë e kryesisht me diell.
5.08 – Kryesisht me diell, më nxehtë.

Temperaturat gradualisht në rritje, minimalet luhaten ndërmjet 13C e 16C, e maksimalet nga 28C deri në 33C..
Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-9m/s, me hove edhe deri në 12 e 13m/s ditën e hënë dhe të martë.
Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale.