Nga nesër nis zbatimi i sistemit të ri të hyrje-daljeve në vendet e BE-së, MBP tregon veçantitë e tij

Ministria e Punëve të Brendshme ditë më parë ka paralajmëruar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 12 tetor 2025, do të nisë zbatimi i Sistemit të Hyrje/Daljes (Entry/Exit System – EES), në disa pika kufitare kryesore të Bashkimit Evropian.
Në njoftimin e Ministrisë thuhet se gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, ky sistem do të nisë së zbatuari gradualisht në të gjitha pikat kufitare të BE-së.
“Entry/Exit System – EES, është një sistem biometrik i cili regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve jo-anëtare të BE-së, duke mbledhur të dhëna: si shenjat e gishtërinjve dhe fotografi. Ky sistem synon përshpejtimin e kontrolleve kufitare dhe eliminimin e vulave në pasaportë”.
“Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të monitorojë dhe informojëqytetarët për zhvillimet e mëtejshme lidhur me këtë proces”, thuhet në njoftim.