Nga nesër s’do të funksionojë WhatsApp-i
WhatsApp-i nuk do të funksionojë në modelet e telefonave të vjetër, siç ka ndodhur më herët në Nokia dhe Blackberry.
Kushdo që përdor një telefon Windows nga 31 dhjetori nuk do te jetë në gjendje ta përdorë WhatsApp-in.
Por WhatsApp-i është duke planifikuar që të ndalojë edhe në Apple iOS-in dhe Androidin, duke detyruar miliona njerëz të blejnë telefona të ri.
Këta janë telefonat, që nuk do kenë më WhatsApp:
• Të gjitha sistemet operative të Windows Phone pas 31 Dhjetorit 2019
• Versionet Android 2.3.7 dhe më të vjetër pas 1 shkurtit 2020
• iPhone iOS 7 dhe më të vjetër pas 1 shkurtit 2020./Indeksonline/