Nga nesër për herë të parë në Prizren, do të kryhen testet e shpejta për COVID-19

Qytetarët e Prizrenit, nga nesër, do të mund të bëjnë teste të shpejta për COVID-19.
Ky test po bëhet për herë të parë në Kosovë, teksa mund të kryhet në QKMF-në e Prizrenit dhe në QMF “Bajram Curri”, transmeton IndeksOnline.
Kjo është bërë e ditur nga personeli i QKMF-së në këtë komunë ku shkruhet:
(postimi në FB, pa ndërhyrje)
QKMF-Prizren për herë të parë në nivel Republike në KPSH nga data 22.12.2020 do të filloje me teste rapide SARS CoV2 Ag FIA Rapid Test(Fluorescence immunochromatog raphic test) për detektimin e antigjenit specifik SARS CoV 2.
-testi realizohet me strisho nasopharingeale
-rrezultati merret për 10 min.
-senziviteti mbi 97 %
-specificitet mbi 99%..
Me kët test plotësohet pako per covid ku përfshinë:
▪︎analizat laboratorike komplet
▪︎rtg e mushkrive
▪︎D-Dimer
▪︎testet serologjike
▪︎PCR Rapid SARS CoV 2 antigjen
Testimi bëhet në dy vende në QKMF dhe QMF Bajram Curri si dhe një prej aparateve do të jetë mobil për testimet e rasteve urgjente dhe testimet e komplet familjes në bazë të indikacioneve.
Mjeku juaj familjare do ju jep më shumë informacione ne lidhje me procedurat per termine.
Testimi është FALAS.