75 Mall Live Search
16:47 / E Enjte, 28 Korrik 2022 / MSH

Nga nesër, Prishtina me zyre për shërbime të kadastrës

Në komunën e Prishtinës është funksionalizuar një tjetër shërbim më rëndësi.

Bëhet fjalë për atë të certifikatave të pronës dhe shërbimeve të kadastrës, e cila do të jetë në dispozicion për kompanitë gjeodezike.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Kadastrës në Komunën e Prishtinës, Donat Lushaku.

“Premtimi për një zyre të veçantë pritëse vetëm për gjeodetët dhe kompanitë gjeodezike u realizua. Nga nesër në katin e parë të objektit të komunës së Prishtinës në Arbëri, funksionalizohet ky shërbim. Mbetet pastaj vetëm pjesa e aktivizimit të menaxhimit të radhës” ka shkruar Lushaku në Facebook.

Tutje, ai ka bërë me dije se me këto masa synohet zvogëlimi i pritjeve dhe rritja e cilësisë së shërbimeve.

“Ndërsa, me lirimin nga hapësirat poshtë të këtij shërbimi shtohet edhe një zyrtar që merret vetëm me lëshimin e certifikatave të pronës. Gradualisht e sipas mundësive të burimeve njerëzore po tentojmë të ulim pritjet e rrisim cilësinë e shërbimeve. Brenda vitit normalizohet në përpikmëri i gjithë shërbimi e komunikimi me qytetarët tanë” ka përfunduar i pari i Kadastrës.

May be an image of office and indoor
May be an image of indoor