75 Mall Live Search
15:27 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / OSH

Nga nesër pritet aplikimi për 50 -100 euro për personat me Covid në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se aplikimi për 50 euro për personat me Covid (100 euro për pensionistë me Covid) në emër të shpenzimeve shëndetësore do të jetë online – që nga dita e nesërme.

Në lidhje me aplikimi dhe të gjitha informatat rreth kësaj çështjeje, do të bëhen përmes një aplikacioni, në mënyrë që të shmanget kontakti fizik në komunë, ka njoftuar Ahmeti.